Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara në bisedimet për statusin e Kosovës, Frank Wisner, shprehet se Kosova sot është një histori e përzier. Ajo nuk ka arritur gjithçka që ka dëshiruar, por e ka ndërtuar veten si një shtet sovran në familjen evropiane”.
Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara në bisedimet për statusin e Kosovës, Frank Wisner, shprehet se Kosova sot është një histori e përzier – Ajo nuk ka arritur gjithçka që ka dëshiruar, por e ka ndërtuar veten si një shtet sovran në familjen evropiane”.
Në një intervistë dhënë Radios Europa e Lirë, Wisner shprehet se Serbia, ende sot e kësaj dite, nuk është e gatshme ta pranojë realitetin e një Kosove të pavarur, e kjo është sipas tij arsyeja përse marrëveshjet e arritura mes dy vendeve nuk funksionojnë.
Zyrtari ndan bindjen se Kosova duhet ta krijojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por me “përgjegjësi shumë të kufizuara”. Se çfarë mund të pritet nga administrata e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, në lidhje me Ballkanin Perëndimor, për Wisnerin, është ende herët që të dilet në një përfundim.
“Administrata e mëparshme e Trumpit ka pasur një sërë idesh, që synonin arritjen e një marrëveshjeje territoriale… Çdo lëvizje drejt këtij objektivi, nuk do të shkaktonte gjë tjetër veçse telashe në Ballkanin Perëndimor. Shpresoj që kjo të mos e tundojë administratën e re”, ishte mesazhi i tij, si njohës i mirë i realitetit në terren.
Wisner theksoi megjithatë më tej se me të gjithë gjasat, Ballkani Perëndimor nuk ka për të qenë prioritet kryesor i politikës së jashtme të administratës së re amerikane.
Top Channel