Gjykata e Posaçme e Apelit me gjyqtarë Miliana Muca, Dhimitër Lara dhe Engert Pëllumbin  ktheu për rigjykim çështjen e inceneratorit të Fierit në të cilën është i akuzuar edhe ish ministri i mjedisit Lefter Koka.

Vendimi u dha më tepër se një vit mbasi 12 të pandehur për inceneratorin e  Fierit ishin gjetur fajtorë , kurse  tre të tjerë ishin deklaruar të pafajshëm. Midis ish funksionarëve që do të rigjykohen në shkallën e parë është edhe Lefter Koka, që  për këtë aferë u dënua me dhjetë vite burgim dhe që në aplikim të gjykimit të shkurtuar dënimi i kishte zbritur në 6 vite e tetë muaj burgim. Nga gjykimi i shkurtuar përfitoi edhe ish sekretari edhe ish deputeti Alqi Bllako që u dënua për këtë çështje me 2 vjet e tetë muaj burg , ndërkohë që ndaj tij SPAK kishte ashpërsuar qëndrim duke kërkuar dënimin e tij edhe për shpërdorim detyrë të funksionarit., raporton gazetarja Anila Hoxha.

Pritet që sapo dosja të zbresë në shkallën e parë të rihidhet shorti dhe të caktohet një tjetër trupë gjyqësore  për çështjen që SPAK thotë se i është shkaktuar shtetit një dëm prej gati 60 milionë lekë.

Njoftimi:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Engert Pëllumbi (kryesues), Dhimitër Lara (anëtar) dhe Miliana Muça (anëtare), më datë 19.12.2024, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 26 akti, datë 04.04.2024 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe mbi ankimet e ankuesve/të pandehurve L.K., A.B., P.A., S.C., F.M., A.Sh., A.K., E.M., K.Z., L.D., A.D., J.Y., kundër vendimit nr. 57, datë 25.09.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

Prishjen e vendimit nr.57, datë 25.09.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe kthimin e akteve kësaj gjykate me tjetër trup gjykues.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 20 (njëzet) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA