“Fiks Fare” feston 22-vjetorin! Emisioni investigativ që u gjendet pranë qytetarëve për t’ju zgjidhur problemet

19/12/2024 20:29

Emisioni investigativ “Fiks Fare” feston sot 22-vjetorin e tij…

Në mbi dy dekada, Fiksi u është gjendur pranë mijëra qytetarëve, duke dëgjuar ankesat dhe problemet e tyre e në fund, duke i ndihmuar të gjejnë zgjidhje.

Në këtë përvjetor, moderatorët Julian Deda dhe Xhemi Shehu falënderuan bashkëpunëtorët ndër vite e mbi të gjitha, publikun që i ka ndjekur dhe i ka besuar.

“Gjejmë rastin në këto momente t’ju falënderoj juve që keni qenë shtylla kryesore e Fiksit, ju publik i dashur që i keni besuar, keni gjetur një shpatull ku të mbështeteni te Fiksi. Gjithashtu duam të falenderojmë çdo bashkëpunëtor të Fiksit”, u shpreh Deda.

“Fiks Fare tashmë është bërë një hit në Top Channel. Falenderojmë bashkëpunëtorët që kanë qenë dhe ata që bashkëpunojnë sot e kësaj dite, të cilët janë të shumtë, punojnë çdo ditë”, shtoi Shehu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA