Mbledhja me Kolegjin e Kryetarëve, Berisha porosi kryetarëve të degëve: Dialog intensiv me qytetarët, protesta arma jonë kryesore Mbyllet sërish seanca plenare në Kuvend pas incidentit mes deputetëve të opozitës.
Prej me shumë se dy orësh, deputeti Agron Shehaj bllokoi foltoren e Kuvendit, duke mos u dhënë mundësinë deputetëve të tjerë të flasin.
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali dhe deputeti demokrat, Flamur Noka i kërkuan të largohet nga foltorja.
Pjesë nga debati:
Spiropali: Liro Foltoren Agron! Boll me teatër. Nuk jemi në dispozicionin tënd. Lro foltoren tani. Ik tani. Hajde ik tani. Largohu se je i përjashtua nga seanca.
Noka: Largohu se je bërë klouni i Erion Veliajt. M’u hiq qafe Agron. Mu hiq qafe se po flas. Nuk i bëj debate me ty.
Spiropali: Largohu nga Foltorja, boll e bëre tarin sot.
Noka: Kur them unë largohu, mu largo. Mbylle tani! Mbylle! Ik tani!
Shehaj: Turp t’ju vijë! Turp t’ju vijë (duartroket). Një duartrokitje për të gjithë. Keni bërë atë që s’ka bërë askush.
Top Channel