Bianca Censori ka bërë një “look” të guximshëm në Los Angeles, duke u dukur e veshur me një xhaketë lëkure të ngushtë në beli, që theksonte linjat e saj trupore.

Kjo pamje ka sjellë menjëherë në kujtesë stilin e Kim Kardashian, ish-gruaja e Kanye West, e cila është e njohur për pasionin e saj për xhaketat lëkure dhe aksesorët që i përshtaten perfekt.

Në foto të publikuara, Bianca shihet duke ecur nëpër Los Angeles, e veshur me një xhaketë lëkure të zezë, e cila ishte e ngushtuar në bel, duke nxjerrë në pah format e saj. Përveç xhaketës, ajo kishte veshur taka të larta stileto, flokë të shtrira dhe syze dielli, edhe pse ishte mbrëmje dhe jashtë ishte errësirë.

Ky stil i xhaketës lëkure është një element që Kim Kardashian e ka adaptuar për vite me radhë, duke e kombinuar me ndryshime në aksesorë dhe modele flokësh për të krijuar pamje të ndryshme. Ndonëse Kim dikur ka shkuar deri në ekstrem duke u shfaqur e zhveshur, vetëm me xhaketë të lëkurës, pa asnjë veshje tjetër, duket se Bianca vendosi të mbajë një qasje më të përmbajtur.

Megjithatë, kjo mund të jetë vetëm një hap i përkohshëm për Censorin, pasi ajo është e njohur për stilin e saj të guximshëm dhe shpesh ka preferuar veshje minimale dhe të guximshme. Duket se ndoshta ka dashur vetëm të mbrohet pak nga të ftohtit i dimrit të Los Angeles, duke ruajtur edhe në këtë rast elegancën dhe shkëlqimin e saj të zakonshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA