Një tërmet me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter u regjistrua këtë pasdite, rreth orës 18:00 në vend.

Epiqendra ishte 12 kilometër në periferi të Dibrës. Ndonëse 40 kilometër larg, lëkundjet u ndjenë edhe në Tiranë dhe në disa qytete të tjera.

“Në datën 17/12/2024, ora 18:01:37 (ora lokale), Rrjeti i Monitorimit Sizmologjik i IGJEO ka regjistruar një termet, i cili pas rivlerësimit, rezulton i madhësisë M3.8 sipas shkallës Rihter, me thellësi të vatrës 15.2km. Epiqendra është lokalizuar në Selishtë, Dibër“, njofton IGJEO.

Aktualisht, nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA