
21/02 23:06
Peqini njihet për ullishtet e tij të hershme, por vitet e fundit masivisht është investuar në pyllëzimet me ullinj të qindra hektarë sipërfaqe kodrinore edhe në zonat përreth.
Ndërsa një vit më parë prodhimi nuk qe i mbarë dhe çmimi i vajit të ullit arriti majat këtë vit situata duket më ndryshe.
E teksa çmimi i vajit të ullirit vijon të jetë i kënaqshëm, për fermerët problem mbetet fuqia punëtore sidomos në vjeljen e ullirit.
Tashmë që rinia është larguar, fermerët gjykojnë se pak e nga pak gjithë këto sipërfaqe të mbjella me pemtari do të braktisen e do të shkatërrohen.
Top Channel