Uji i pijshëm i ndotur dhe ndërprerjet e energjisë elektrike kanë nxjerrë këtë të hënë në një protestë banorët e Postribës.
Me pankarta në duar, ato protestuan para godinës së Bashkisë Shkodër, teksa hedhin poshtë pretendimin e bashkisë për investim në rrjetin e ujësjellësit në këtë zonë. Banorët shprehen se do të vijojnë me protestat e tyre dhe nuk do të ndalen, madje ka edhe prej socialistëve të cilët kanë kritika ndaj qeverisë dhe bashkisë.
Ato shtojnë se prej 1 viti, pavarësisht denoncimit nga ana e tyre, ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga prokuroria për problematikën e ujit të pijshëm dhe ndihen si zonë e persekutuar…
Më pas, banorët e Postribës zhvilluan edhe një marshim në pedonalen e qytetit të Shkodrës, me kërkesën për zgjidhjen e problematikave të tyre.
Top Channel