Kryeministri Hristijan Mickoski tha se sipas informacioneve që posedon, ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi, bashkë me një biznesmen, gjatë ditës së djeshme me veturë me targa diplomatike, kanë dalë nga Maqedonia e Veriut, në drejtim të Kosovës.

“Informacioni im i fundit është që një kohë të gjatë, ish njeriu i parë i Lotarisë së Maqedonisë nuk gjendet në territorin e vendit tonë. Por që ish-zv/kryeministri, bashkë me një person tjetër biznesmen, me veturë me targa diplomatike, e ka lëshuar Maqedoninë dhe për herë të fundit është drejtuar në drejtim të fqinjit verior, Kosovës. Ky është informacioni i fundit të cilin e kam në dispozicion”, theksoi Mickoski në Click Plus në TV21.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA