Në ndryshime nga vitet e tjera shqiptarët kanë prenotuar shumë më herët këtë vit për të festuar Krishtlindjet dhe ndërrimin e viteve.
Destinacionet e preferuara janë që nga ato fqinje, Kosovë, Maqedonie e Veriut, Mal I Zi e deri në Lapland, fshatin e Babagjyshit, në Fiinlandë.
“Në do të bëja disa kategorizime, familjarët kanë zgjedhur që t’i kalojnë pushimet në resortet e Ballkanit, që ofrojnë argëtim gjatë natës së ndërrimit të viteve, por gjithashtu edhe resorte në vende me dëborë.
Përsa iu përket çifteve apo grupeve shoqërore Vjena dhe Praga, dy nga kryeqytete më të bukur europiane kanë qenë të preferuarat e tyre. Gjithashtu kemi parë edhe shfaqjen e destinacioneve të reja mund të përmend këtu Lapland në Finlandë, që është destinacion që preferohet shumë gjatë ndërrimit të viteve për shkak të fshatit të Babagjyshit.
Prenotime ka pasur edhe drejt destinacioneve ekzotike si p.sh. Tajlanda, ku së fundmi u hoqën edhe vizat për shtetasit shqiptarë. Një ‘boom’ rezervimesh ka pasur edhe për Bernina Express, trenit të kuq që përshkon Alpet e Zvicrës. Ai është më lehtë i aksesueshëm tani, pasi realizohet si tur me guidë shoqëruese.
Ndërsa në Shqipëri destinacioni ‘on top’ është Korça, me numër të lartë prenotimesh jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga vendet fqinje. Korça është destinacion i preferuar për familje nga Kosova, Mali I Zi dhe Maqedonia e Veriut“-shprehet Viola Dhoga, operatore turistike.
Top Channel