Kujdestarë për të moshuar! Janë mbi 31 mijë pensionistë që jetojnë të vetmuar për shkak të emigracionit

15/12/2024 12:45

Çdo ditë e më shumë shikojmë lajmërime ku kërkohen kujdestarë për të moshuar.

Referuar të dhënave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe të Censit të fundit në vendin tonë janë rreth 200 mijë të moshuar me nevoja ekonomike, shëndetësore, sociale etj. Nga këta gati 31 mijë persona janë të vetmuar.

Nuk janë pak, por janë 31 mijë të moshuar që jetojnë të vetmuar për shkak të emigracionit, u ka vdekur bashkëshorti ose bashkëshortja, ose nuk janë martuar kurrë. Pjesa më e madhe e tyre kanë shtëpi, kanë pension, por kanë nevojë për një shërbim, si larja e teshave, gatimi, shoqërizimi, me mjekësinë për të siguruar dhënien në kohë të ilaçeve kështu që lind nevoja për të pasur një kujdestar”-shprehet sociologu Gëzim Tushi.

Por kujdestarët në përgjithësi janë njerëz të zakonshëm, pa ndonjë formim të veçantë psikologjik ose social dhe fakti që po rritet kërkesa do të thotë që duhet të mendojmë për trajtimin paraprak të tyre që të marrin disa njohuri e praktika për t’u shërbyer të moshuarve.

‘Nuk po them që kujdestarët duhet të shkojnë në universitet e të bëjnë shkollë nga e para, jo. Por fjala bie, meqë jemi tek Njësia Bashkiake 2, punonjësit socialë që shërbejnë në familjet e të moshuarve mund të trajnojnë kujdestarët si bëhet shërbimi nga mjeku, infermieri, psikologu, sociologu. Dhe mbi të gjitha mendoj që kujdestarët e të moshuarve duhet të liçensohen”- shton sociologu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA