Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura të shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në zonën e jugut reshjet parashikohet të jenë në periudha afatshkurtra me intensitet deri dhe të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në zonën e Alpeve dhe relievet malore në verilindje dhe juglindje në lartësitë mbi 1000-1200 metër, parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët. Mjegull e dendur lokale / mjegullinë kryesisht në zonat luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut dhe dëborës.

Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 4 – 12 m/sek, me rrahje era me shpejtësi 14-18 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-5 ballë. Pas orëve të pasdites intensiteti i erës bie me shpejtësi 1-7 m/s dhe valëzim në dete të forcës 1-2.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA