13/12 22:53
Një person ka arritur që të futet në një hotel dhe të vjedhë i pa shqetësuar një çantë me një vlerë të madhe parash.
Sipas informacioneve nga mediat lokale, autori ka hyrë i pashqetësuar në hotel në Kretë dhe ka gjetur një çantë të cilën e ka vjedhur duke u larguar pa e vënë re askush.
Sapo gruaja kuptoi se i kishin vjedhur çantën, ka njoftuar policinë e cila ka shkuar në vendngjarje. Kamerat e sigurisë së hotelit kishin regjistruar incidentin teksa policia brenda pak orësh ka lokalizuar dhe arrestuar autorin.
Çanta kishte afërsisht 10 mijë euro dhe autori ka arritur të shpenzojë 7500 euro! Pjesa tjetër që gjetën autoritetet iu kthyen gruas.
Top Channel