Masakra me katër të vrarë në Shkodër, ministri Hoxha: Së shpejti do të publikohen emrat e personave të përfshirë

13/12/2024 16:30

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka zhvilluar sot një takim me prefektët e 12 qarqeve në Korçë.

Në dalje të takimit ministri ka folur për disa ngjarje të fundit përfshirë dhe arrestimet në Dobraç, ku mbetën të vrarë katër persona si dhe emërimin e drejtuesve të rinj të komisariateve.

Hoxha u shpreh se vijon puna për zbardhjen e plotë të rastit ndërsa shtoi se së shpejti policia do të publikojë emrat e personave të përfshirë në këtë ngjarje.

Lidhur me krimin e organizuar dhe luftën kundër narkotikëve, kohët e fundit kemi pasur disa raste dhe ngjarje kriminale me pasoja të rënda, përfshirë humbje jete. Policia, në bashkëpunim me prokuroritë e rretheve gjyqësore dhe SPAK, është duke hetuar të gjitha këto raste dhe ngjarje kriminale që kanë qenë shqetësuese për opinionin publik. Besoj se shumë shpejt do të kemi rezultate konkrete.

Gjithashtu, janë zhvilluar kontrolle, ndalime dhe shoqërime të personave të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale, përfshirë ato në Shkodër.

Për emrat, besoj se duhet të presim deklaratat e Policisë së Shtetit, që do t’i bëjnë të ditura shumë shpejt. Unë besoj se shumë shpejt Policia e Shtetit do të publikojë deklarata konkrete për sa i përket emrave të përfshirë në ngjarjet në Dobraç”, tha ministri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA