Debati për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, kreu i Kushtetueses u bën karshillëk shqiptarëve: Shtyrjen e seancës mos e merrni për dobësi, por…

11/12/2024 16:11

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski tha se vendimi i sotëm për shtyrjen e seancës për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Ligjit për Gjuhët, nuk duhet të kuptohet si dobësi.

Kostadinovski tha se Gjykata do të vazhdojë të veprojë mbi këtë lëndë.

“Vendimi i sotëm. Në asnjë mënyrë nuk dua nga askush të kuptohet si dobësi, ose nënshtrim ndaj presionit të dikujt. Thash edhe në seancë, ne vazhdojmë me veprimin për atë lëndë.

Është lënda më e vjetër në këtë gjykatë, më tepër se 5 vjet. Vendimi i sotëm duhet të interpretohet si akt i lartë i qasjes së përgjegjshme dhe respekt e obligim ndaj qytetarëve, të mos lejojmë të manipulohen dhe gënjehen nga politikanët”, tha Kostadinovski sipas mediave vendase.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA