115 vite më parë, në Dhjetor të vitit 1909, me vendim të Kongresit të Elbasanit u hap shkolla Normale e Elbasanit, i pari dhe i vetmi institucion që do të kishte mësues të cilët më pas do të përçonin Gjuhën Shqipe në të gjitha trojet shqipfolëse.
Dokumentat dhe objektet më të rëndësishme të asaj kohe ruhen në muzeun e shkollës Normale, sot shkolla “Luigj Gurakuqi”.
Normalistët ende ruajnë kujtimet e bukura të asaj kohe në të cilën, sipas tyre, shkolla kishte më tepër autoritet.
Në kujtim të kësaj datë të rëndësishme për Elbasanin dhe jo vetëm, në teatrin “Skampa” u mbajt një aktivitet i cili nisi me himnin e Normales e u mbyll me titujt “Qytetar Nderi” për normalistët.
Shkolla Normale e Elbasanit mban titullin e artë “Nderi i Kombit” akorduar nga Presidenti i republikës në vitin 2014.
Top Channel