Kreu i grupit Hayat Tahrir al Sham (HTS) thotë se bota nuk ka nevojë të ketë frikë nga një qeveri e re siriane.
Abu Mohammed al Jolani, në komentet e tij të para për mediat perëndimore që kur koalicioni i tij rebel përmbysi qeverinë e Bashar al Asadit, tha se nuk do të ketë “kthim në panik”.
Lideri rebel u pyet gjatë një interviste për Sky News se cili është mesazhi i tij për vendet e huaja, ku tha se “frika e tyre është e panevojshme, në dashtë Zoti. Vendi do të rindërtohet.”
Jolani tha gjithashtu se populli sirian është “i lodhur nga lufta” dhe nuk është gati për një tjetër. “Burimi i frikës sonë ishte nga milicitë iraniane, Hezbollahu dhe regjimi që kreu masakrat që po shohim sot. Pra, largimi i tyre është zgjidhja për Sirinë. Situata aktuale nuk do të lejojë rikthimin në panik.”, përfundoi ai.
Top Channel