U shpall ‘non grata’ nga SHBA/ Reagon ish-zv. kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut: Do angazhohem për të zbardhur plotësisht çështjen

09/12/2024 21:52

Ish-zv. kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka reaguar pasi u shpall ‘non grata’ nga SHBA-ja.

Ndërsa shprehet se u njoh nga mediat për vendimin e sotëm të Departamentit të Shtetit, thekson se do angazhohet për të zbardhur plotësisht çështjen ndaj tij.

“Në mungesë të informacionit të detajuar, u njoha nga mediat për vendimin e sotëm të Departamentit të Shtetit. Si një person që jetën time publike ia kam kushtuar mbrojtjes së vlerave demokratike perëndimore dhe që gjithmonë kam punuar me përkushtim për anëtarësimin e vendit në NATO dhe Bashkimin Europian, ky vendim më prek drejtpërdrejt dhe personalisht.
Do të angazhohem me gjithë përkushtimin dhe maksimalisht, së bashku me miqtë dhe partnerët tanë, me të cilët kemi ndarë vizionin dhe punuar ndër vite për integrimin e vendit në strukturat euroatlantike, për të zbardhur plotësisht këtë çështje. Transparenca dhe përkushtimi ndaj vlerave demokratike do të vazhdojnë të jenë shtylla kryesore e çdo veprimi tim”, shkruan Grubi.

DASH  shpalli sot ‘non grata’ Grubin dhe Enver Bexhetin, gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Maqedonisë së Veriut.

Ata akuzohen si të përfshirë në korrupsion duke pranuar ryshfet për të minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të Sasho Mijalkov.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA