Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras do të qëndrojë në Kosovë për tre ditë.
Të hënën ai ka takuar liderët shtetëror siç tha ai për të marrë informacione nga terreni për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit. Terras ka dënuar sulmin e 29 nëntorit në kanalin e Ibër-Lepencit, duke inkurajuar autoritetet e Kosovës të hetojnë e zbardhin rastin. Për sulmin terrorist të Banjskës, Terras tha se të gjithë kriminelët duhet të sillen para drejtësisë.
“Nesër planifikoj të vizitoj veriun e Kosovës. Aty do të mbaj disa takime dhe të njëjtën kohë do të vizitoj vendin ku ka ndodhur sulmi në kanalin e Ibër-Lepencit. I inkurajoj autoritetet të punojnë në këtë drejtim drejt zbulimit dhe zbardhjes së këtij rasti… Të gjithë kriminelët duhet të nxirren para drejtësisë. Unë jam gjeneral dhe për të bërë një plan, fillimisht duhet të kem një pasqyrë të plotë të informacioneve”, thotë
I sapo emëruari në pozitën e raportuesit, u pyet për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe normalizimin e marrëdhënieve, por ishte i rezervuar në përgjigjen e tij.
“Më jepni mundësi që të takohem me të gjitha palët dhe të gjithë pjesëtarët e shoqërisë, në mënyrë që të marr pikëpamjet e tyre. Siç e përmenda më herët, kjo me duhet për të hartuar një raport objektiv të progresit dhe më pastaj do të diskutojmë më tej”, shton më tej Dek Riho Tërras, raportues për Kosovën në PE.
Riho Terras të martën do të vizitojë veriun e Kosovës, përfshirë edhe kanalin e Ibër Lepencit që u shpërthye me eksploziv më 29 nëntor.
Ai do të takojë edhe partitë politike serbe e shoqërinë civile.
Top Channel