Njihen si “thertore njerëzore”, pas rrëzimit të regjimit të Assadit, nis lirimi i të burgosurve nga qelitë nëntoksore

09/12/2024 10:07

Ndërsa rebelët hynë në Damask të dielën, grupi militant islamik Hayat Tahrir al-Sham (HTS) njoftoi një “fund të epokës së tiranisë në burgun e Saydnaya”, i cili flitet si një burg ku janë bërë abuzimet më të errëta të regjimit të Assadit.

Në një raport të vitit 2022, ADMSP tha se Saydnaya “u bë në mënyrë efektive një kamp vdekjeje” pas fillimit të luftës civile, e jashtme.

Ai vlerësoi se më shumë se 30,000 të burgosur ose ishin ekzekutuar ose kishin vdekur si rezultat i torturës, mungesës së kujdesit mjekësor ose urisë midis viteve 2011 dhe 2018. Duke cituar rrëfimet nga pak të burgosurit e liruar, të paktën 500 të burgosur të tjerë ishin ekzekutuar midis 2018 dhe 2021.

Në vitin 2017, Amnesty International e përshkroi Saydnaya si një “thertore njerëzore” , në një raport që pretendonte se ekzekutimet ishin autorizuar në nivelet më të larta të qeverisë së Asadit.

Qeveria në atë kohë hodhi poshtë pretendimet e Amnesty si “të pabaza” dhe “të pa të vërteta”, duke këmbëngulur se të gjitha ekzekutimet në Siri ndiqnin një proces të rregullt.

Pas rënies së regjimit të Assadit, videot kanë qarkulluar me shpejtësi në rrjetet sociale, ku shihen përpjekjet për t’u futur në pjesën e këtyre burgjeve që janë disa kate nën tokë.

Në pamjet e publikuara edhe nga rrjet Al Jazera, tregojnë të burgosurit duke u liruar duke përfshirë një fëmijë të vogël që mbahet nga nëna.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA