Futbollisti i Kombëtares pronar baxhoje! Receta 2000 vjeçare e djathit drejt New Jork-ut

07/12/2024 17:38

Bagëti e Bujqësi kësaj here do të sjellë historinë ish-futbollistit të kombëtares Franc Bakalli, i cili dikur ka qenë një sulmues i suksesshëm jo vetëm në futbollin shqiptarë por edhe atë Europian.

Por një dëmtim në këmbë e bëri atë të heqë dorë përgjithmonë dorë nga ky sport. Por kësaj here Franci kërkon që goli i jetës të jetë bujqësia dhe blegtoria. Pasi jetoi për vite në Londër ai u kthye në fshatin Shkallë të Konispolit për të prodhuar djathin e deles dhe të dhisë që eksportohet deri në New Jork.

Gazetarja, Rudina Muça: Ku ke qenë futbollist ?

Ish-Futbollisti Franc Bakalli: Unë kam luajtur në Rumani, kam luajtur me kombëtaren e Shqipërisë me të gjitha moshat por kam pas një fat të keq që jam dëmtuar dhe e lash atë eksperiencë. Kam jetuar në shumë shtete si Austria, Mbretëria Bashkuar, Rumani, kam jetuar pasi kam qenë futbollist por u ktheva pasi e ndjej që këtu do bëhem dikush. Më ktheu dashuria për familjen dhe të trashëgoj atë që gjyshërit dhe prindërit më kanë dhënë.

Gazetarja, Rudina Muça: Franci ka studiuar në Universitetin e Sporteve të Rumanisë dhe atë të Administrimit pëe Biznes, kjo ka bërë që ai të merret me prodhimin e djathit të dhisë dhe të deles. Ku nga një baxho ka një tjetër ëndërr të krijoj një kompani.

Ish-Futbollisti Franc Bakalli: Babai im ka hapur një baxho dhe e shndërroi në punishte, ndërsa unë dua të hap kompani, ku prodhohet djathi i bardhë I deles dhe i dhisë. Ku nga 1 janari i 2025 hyjmë në treg me logon tonë.

Gazetarja, Rudina Muça:  Konsumatori si mund ta dallojë djathin e mirë

Ish-Futbollisti Franc Bakalli: Konsumatori mund të kërkojë fletën e analizës kudo që e gjen dhe aty tregohet që është cilësor, madje ky djathë eksportohet edhe në SHBA, në New Jork ku mbi 100 supermarkete ne Bronx furnizohen me djathin shqiptarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA