Trazirat në Korenë e Jugut, zbulohet qëllimi i presidentit Yoon, urdhëroi arrestimin e…

06/12/2024 12:23

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, urdhëroi arrestimin e liderit të partisë së tij në pushtet, Han Dong-hoon, kur ai shpalli gjendjen ushtarake pak ditë më parë.

Lista e arrestimeve përfshinte gjithashtu kreun e Partisë Demokratike kryesore të opozitës, Lee Jae-myung, si dhe tre ligjvënës të opozitës, tha zëvendësdrejtori i Shërbimit Informativ Kombëtar.

“Presidenti u përpoq të përdorte këtë shans për t’i arrestuar dhe zhdukur rivalët politikë”, tha drejtori Hong Jang-won.

Zbulimi erdhi ndërsa partitë politike të vendit mbajtën mbledhje urgjente gjatë të premtes, me deputetët që planifikonin të sillnin një votim për shkarkimin e Yoon. Mocioni, i cili është caktuar për të shtunën, do të kalojë nëse dy të tretat e deputetëve votojnë pro.

Opozita ka një shumicë në parlamentin prej 300 vendesh, por ka nevojë për mbështetjen e të paktën 8 deputetëve të partisë në pushtet për të siguruar 200 votat e nevojshme për miratimin e mocionit të shkarkimit.

Ligjvënësit e opozitës janë të shqetësuar se do të ketë një tjetër përpjekje për vendosjen e gjendjes ushtarake. Disa prej tyre thonë për BBC se kanë qëndruar pranë ambienteve të Asamblesë Kombëtare, në mënyrë që të mund të arrinin atje shpejt për të votuar kundër çdo deklarate të tillë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA