EMRAT/ Zbardhen dënimet për anëtarët e grupit që trafikonte kokainë! Kush është gruaja që u la e lirë, iu rikthye edhe “Range Rover”

05/12/2024 20:28

GJKKO ka dhënë sot vendimin për 16 personat, të akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që kryente trafik droge nga Siria në vendet e BE.

Konkretisht janë dënuar me burg Endrit Bakiu, Sulo Pajo, Arian Tola, Fadjon Cami, Viron Lekaj, Artan Agalliu, Shpëtim Pjeshka, Jani Çavo, Besnik Ruçi, Pirro Çapi, Jani Meçja, Edmond Kabashi, dhe Artur Sulaj, ndërsa janë liruar Sonila Sula, Kudret Rustemaj dhe Mirash Gjoni.

GJKKO ka vendosur po ashtu që Sonila Sulës t’i kthehet edhe mjeti i saj i sekuestruar gjatë hetimeve.

Vendimi:

Endrit Bakiu, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, dënohet me 1 vit dhe 4 muaj burgim.

Sulo Pajo, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, dënohet me 8 vjet e 8 muaj burg.

Arian Tola, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, dënim me 8 vjet burgim.

Fadjon Cami, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim në formën e ,posaçme të grupit të strukturuar kriminal, dënohet me 8 vjet burgim.

Viron Lekaj, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, dënohet me 8 vjet burg.

Artan Agalliu, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, dënohet me 8 vjet dhe 8 muaj burgim.

Shpëtim Pjeshka, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, dënohet me 8 vjet e 8 muaj burgim.

Jani Çavo, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, dënohet me 8 vjet e 8 muaj burgim.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Kudret Rustemaj për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Kudret Rustemaj për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”.

Besnik Ruçi, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, dënohet me 8 vjet burgim.

Pirro Çapi, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, dënohet me 8 vjet dhe 8 muaj burgim.

Jani Meçja, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, dënohet me 8 vjet burgim.

Edmond Kabashi, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, dënohet me 8 vjet burgim.

Është shuar masa “arrest me burg” për Mirash Gjonin, ish-punonjës në policinë kufitare të Shkodrës, por i ndalohet ushtrimi i funksione publike për një afat kohor 5 vjeçar.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës Sonila Sula për kryerjen e veprës penale ”Pastimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, si dhe kthimi i mjetit të sekuestruar, Land Rover, modeli Range Rover Sport

Artur Sulaj, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, dënohet me 10 vjet vjet burgim.

Kujtojmë se trafikimi është zhvilluar nga viti 2020 dhe në vazhdim, ndërsa gjatë hetimeve është sekuestruar drogë në Durrës, Tiranë, Vlorë, Shkodër, Gjirokastër, Maqedoninë e Veriut, në Greqi dhe Itali, në tetë episode trafikimi të lëndëve narkotike të llojit kokaina, heroinë, marijuhanë, risinë, me një vlerë rreth 2 700 000 euro, si dhe automjete, pajisje kompjuterike, aparate celular dhe vlera monetare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA