Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken thotë se vendimi i presidentit koreano-jugor, Yoon Suk Yeol për të tërhequr urdhrin e ligjit ushtarak të Koresë së Jugut ishte “i mirëpritur”.
Duke folur në një konferencë për shtyp të NATO-s në Bruksel, Blinken tha se Koreja e Jugut është një nga “partnerët më të afërt” të Amerikës.
“Ne padyshim që po i shikojmë zhvillimet nga afër. Ky është një nga partnerët dhe aleatët tanë më të ngushtë në mbarë botën. Ne mirëpresim deklaratën e presidentit Yoon për tërheqjen e urdhrit të ligjit ushtarak. Dhe pati një votim unanim në Asamblenë Kombëtare për të hedhur poshtë vendimin. Dhe ai e vazhdoi këtë. Sipas gjykimit tonë, çdo mosmarrëveshje politike duhet të zgjidhet në mënyrë paqësore dhe në përputhje me sundimin e ligjit. Koreja e Jugut ka qenë një histori e jashtëzakonshme, një histori e jashtëzakonshme suksesi” në dekadat e fundit”, u shpreh Blinken.
Ministri i Mbrojtjes ka ofruar dorëheqjen, ndërsa në Seul vijojnë protestat dhe thirrjet për dorëheqjen e Presidentit.
Top Channel