E Ngarkuara me Punë e SHBA-së, Nancy VanHorn zhvilloi sot një takim në qytetin e Vlorës.
Ajo theksoi rëndësinë e angazhimit të komunitetit për të ndërtuar besimin publik, për të përforcuar përpjekjet vendore për zbatimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.
“Reforma në drejtësi është puna e të gjithëve,” u shpreh ajo para studentëve gjatë fjalës së saj.
“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn është përsëri #PërtejTiranës – këtë herë në Vlorë! Duke e nisur udhëtimin e saj me një takim së bashku me Drejtorin Rajonal të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Glodian Ahmetaj dhe studentë të Fakultetit të Drejtësisë në universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës, znj. VanHorn theksoi rëndësinë e angazhimit të komunitetit për të ndërtuar besimin publik, për të përforcuar përpjekjet vendore për zbatimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. “Reforma në drejtësi është puna e të gjithëve,” u shpreh ajo para studentëve sipas ambasadës së SHBA.
Top Channel