Brian Thompson, CEO i UnitedHealthcare, kompanisë më të madhe të sigurimeve në SHBA, u qëllua në gjoks me armë zjarri në New York dhe më vonë u shpall i vdekur.
Departamenti i Policisë së Nju Jorkut në një deklaratë raporton se ngjarja ndodhi rreth orës 06:40 të mëngjesit të sotëm, me orën amerikanë. Thompson u qëllua për vdekje në shpinë dhe në këmbë jashtë hotelit Hilton në Midtown Manhattan.
Ai u transportua në spital në gjendje kritike, ku më vonë nuk mundi t’i mbijetojë dot plagëve të marra. Autori sapo e ka qëlluar është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Ai mbante një çantë gri dhe me kapuç, ndërsa sipas dëshmitarëve ai u lagua fillimisht në këmbë dhe më pas me një biçikletë. Hetuesit thonë se kanë video të momentit, por ende nuk dihet motivi i të shtënave.
Thompson u emërua shef ekzekutiv i UnitedHealthcare në prill 2021. Ai fitoi 10.2 milion dollarë duke punuar për kompaninë vitin e kaluar. 50-vjeçari filloi të punojë aty në vitin 2004 dhe ka mbajtur role të shumta drejtuese, duke përfshirë edhe CEO.
Ai ishte në Nju Jork për të folur në një konferencë investitore më vonë gjatë ditës, e cila u anulua.
Top Channel