Deputeti demokrat, Dashnor Sula është përfshirë në një debat me ministrat e qeverisë.
Deklaratës së Sulës iu përgjigj ministri i Financave Petrit Malaj.
Sula: Pyetja është për të gjithë kolegët e maxhorancës dhe të gjithë qeverinë. Veçanërisht për ministrin e Financave 8.2 mld euro, 7.6 mld euro janë taksa tatimet e aktivitetit privat që bëjnë të gjithë shqiptarët. Borxhin e paguajmë ne prapë. Paratë duhet t’i çoni sipas interesave të grupeve të caktuara që keni ju si qeveritarë ao duhet t;i përdorni më mirë. Hajde tregoje kurajën tani, ti dhe maxhoranca jote. Si mund të jeni kaq shpirtkazmë që bëni para me të sëmurët. Si ju zë gjumi? A je nënë, a je grua, mos ta dhëntë zoti të kesh të sëmurë me tumor. Do ju dënojë historia që ia jepni privatit.
Malaj: I nderuar deputet, duke qenë se m’u drejtuar kryesisht mua në fjalën tuaj dhe duke qenë se m’u drejtuat me gjuhën e shifrave që është një gjuhë që e flas më mirë se sa recitimi politik, më lejo të të kthej përgjigje në lidhje me çështjet që përmende.
Top Channel