Zv. Kryeministrja Belinda Balluku i është përgjigjur me tone ironie akuzave të opozitës, ndërsa sot po votohet nen për nen buxheti për vitin 2025.
Ajo tha se kur ishte në pushtet Partia Demokratike shitën Hotel Dajtin për të nxjerrë lekët e bonusit të gjelit të detit për pensionistët.
Balluku: Me të vërtetë shpreh keqardhjen time se si përdoret foltorja e Parlamentit dhe se si përdoret një target grup që ka kontribuar në këtë vend prej dekadash tashmë dhe përdoret për narrativë politike. Juve e keni pasur të gjithë në dorën tuaj për të dyfishuar skemën e pensioneve, jo nuk keni dyfishuar asgjë sikurse ju e dini shumë mirë sepse sot pensionistët janë aty dhe diferenca mes pensionistëve që kanë dal në pension para marsit të vitit 2014, skema juaj fantastike që i çon drejt mirëqenies i ka lënë me gjysmë pensionesh.
Retorika boshe që i rilexoni dhe ripërsërisni në konferenca për shtyp për t’u bërë simpatik me liderin. Referohuni fakteve të vërteta.
Ne kemi PS që kemi bërë të gjitha reformat shtetformuese, kemi nisur nga ajo e pensioneve të dashur kolegë. Ne jemi ata që bëmë gjithçka në këtë vit për të vendosur një fond të qenësishëm mbi 100 milionë euro për të mbuluar këtë bonus që nuk është bonus nga ai që ju e jepnit dhe shisnit Hotel Dajtin nëse ju kujtohet.
A e mbani mend se si e jepnit bonusin e gjelit të detit juve. Ju keni shitur me artificë financiare hotel Dajtin, e shitët që të nxirrnit lekët e bonusit të gjelit të detit, kjo qeveri me bankën gjente lekët e pensionistëve me shitjen e hoteleve, kur të dilni dhe të flisni, s’mund të flisni sikur jeni një forcë e re, sikur jeni shpresa e së ardhmes, sikur ka zbritur në tokë iu dërguari për të zgjidhur problemet e këtij vendi. Ju ishit ata që shitët hotele për ta paguar bonusin ne jemi ata që kemi vendosur 100 milionë në buxhetin e shtetit.
Top Channel