Me 75 vota pro dhe 24 kundër, është miratuar këtë të partë buxheti për vitin 2025.
Pro kanë votuar mazhoranca, ndërsa votat kundër kanë ardhur nga opozita. Pas miratimit në tërësi, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka njoftuar mbylljen e kësaj seance.
Kujtojmë se buxheti 2025 u miratua në parim, në një maratonë 48 orëshe më 19 nëntor, me 75 vota pro, 40 vota kundër, ndërsa 22 deputetë të pranishëm në sallë nuk votuan.
Në seancën e sotme u rrëzuan rreth 40 amendamente të opozitës, të grupit të PD, por edhe të deputetëve ë mbështesin Bashën dhe që kishin të bënin me vendosjen e minimumit jetik, rritjen e buxhetit për shëndetësinë dhe arsimin si dhe rritjen e fondit për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve dhe pronarëve.
Top Channel