“Mezi qëndrova në foltore nga aromat e parfumeve”, Berisha sulmon edhe Presidentin: Si u vu Haram Begaj? Me pronat e ushtrisë

03/12/2024 11:50

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ministrat, gjatë një komunikimi me mediat në oborrin e Parlamentit.

Berisha: Këta janë njerëz që nuk dëgjojnë as zërin e Zotit, as të xhamisë, as të kishës, as të teqesë, të njeriut.
Janë verbuar nga luksi. Këta janë një grup bixhozxhinjsh që lënë shuma përrallore në kazino dhe mejhane dhe nuk duan t’ia dinë për pensionet. Unë shkoj aty në platformë, mezi qëndroj nga aromat, nga gërshetimi i aromave të parfumeve më të kushtueshme. Aty bëhet një paradë luksi, bizhush, parfumesh sikur je në një sallon mode dhe jo në një parlament përfaqësues të qytetarëve.

Nuk mund t’ia dijë Edi Rama kur blen stolinë e oborrit 4 milionë euro. Nuk mund t’ia dijë Edi Rama kur shpenzon 21 milionë euro udhëtime me Ismailin e famshëm. Nuk mund t’ia dinë ministret që ulen në tavolinë me biftekun 1 mijë euro. Nuk mund t’ia dinë qeveritarët që shpenzojnë për qerpikë artificialë 150 mijë euro në javë. Luksi i tepruar është haram në të gjitha besimet.

Ai gjithashtu sulmoi edhe presidentin Bajram Begaj.

Berisha: Anulim i të gjithave pa asnjë diskutim dhe rikthim i ushtrisë me radhë. Ato prishen pa asnjë lloj vështirësie. Ato janë prona të ushtrisë në planin e përhapjes dhe ato nuk mund të jepen kurrë. Edi Rama për të justifikuar veten, tani deklaroi se pronat e ushtrisë do kthehen për turizëm.

Po kush e bëri Bajramin, Haramin president? Ato prona e bënë. Sepse firmosi pa pyetur Presidentin e Republikës, që nuk mund të firmoste kurrë. Presidenti i Republikës në Kushtetutë është kryekomandanti i ushtrisë, dhe çdo objekt që ndodhet në planin e përhapjes të Forcave të Armatosura, Saranda ka qenë, Shëngjini ka qenë në një pjesë, Durrësi ka qenë, pra janë të caktuara ato. Ky, tani këto të gjitha do t’i marrë dhe të ndërtojë. Nuk mund të bëhet kurrë vetëm për ta, është vetë aksioner… …Qëndrimi i PD është kategorik kundër dorëzimit të bazave të ushtrisë. Në raport me oligarkët, kjo parti ka qeverisur në 8 vite. Le të thoni një oligark çfarë ka përfituar nga qeveria. Thoni një përfitim të vetëm, absolutisht asnjë.

Unë denoncoj me emra kur i kap në vepra të rënda, por unë po them që do anulohet sepse ata i kanë marrë përmes Edi Ramës. Unë e deklaroj publikisht, çfarë është objekt në planin e përhapjes së ushtrisë do i mbetet ushtrisë. Ai plan përhapje është studiuar nga një kompani shumë e mirë amerikane, e kontraktuar ka mundësi dhe e paguar nga Pentagoni si kompani për të bërë planin e përhapjes së Forcave tona të Armatosura në kuadër të NATO-s. Ndaj dhe unë nuk do ngurroj kurrë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA