3 dhjetori është dita që i dedikohet rritjes së ndërgjegjësimit mbi të drejtat dhe nevojat e personave me aftësi të kufizuara.
Në Durrës, shoqata e para dhe tetraplegjikëve ngriti zërin mbi sfidat e shumta të përditshme me të cilat përballet kjo kategori e shoqërisë.
Edhe Safet Manuka e ka lidhur jetën me fëmijët e tij të rritur, të cilet në moshën 22- vjeçare, pasi i kishte shkolluar dhe priste t’i dilnin në krah, u prekën nga një sëmundje që i la në karrocë.
Nga infrastruktura e papërshtatshme në shkolla dhe institucione publike, deri te qasja e kufizuar në punësim dhe shërbime shëndetësore, personat me aftësi të kufizuara përballen me sfida të mëdha çdo ditë.
Sadik Sallaku, nënkryetar i shoqatës tha “flitet shumë, por progres ka pak. Institucionet shprehen se PAK kanë mungesë interesi dhe edukim të ulët, po kjo është produkt i situatës me të cilën përballemi. Të gjitha hallkat e një zinxhiri duhet të funksionojnë”.
Në këtë ditë simbolike, shoqata dhe individët kërkojnë më shumë përfshirje dhe mundësi, si dhe një shoqëri të drejtë që ndërton ura dhe jo mure për ta.
Top Channel