Amendamenti për fondin e kompensimin të ish pronarëve i propozuar nga deputeti Oerd Bylykbashi ka shkaktuar debat mes tij dhe ministrit Ulsi Manja.
Bylykbashi: Ishte 5, këtë vit e keni ulur me 2 e keni çuar 3, s’doni ta bëni këtë, keni prodhuar një mekanizëm këto 12 vite që ka vetëm një synim, si të mos ta kthej pronën dhe atë që i thoni s’ju takon ta merrni dhe I degdisni në një sistem gjyqësor që i mban për 10, 12 vite. Është krejt normale, ato para I kursyem meqë s’u realizuan, i ulim përsëri, borxhi që keni me ish pronarët dhe të përndjekurit është i ndryshëm nga qeveria që si del llogaria. Bashkë me borxhin, borxhi për pronarët dhe ish të përndjekurit është më i thelli moral që ka kjo shoqëri.
Manja: Propagandë bajate, ish pronarët janë votuesit historikë tuaj por ju i keni shfrytëzuar për vota dhe s’jeni ndalur të qani hallet sot vini dhe bëni propozim amendament që është ridiskutuar edhe në ministrinë e Financave edhe në komisionin e ligjeve, buxheti për ish pronarët do të jetë 5.3 mld në 2026 dhe 5.3 2027, 7.6 2028. Viti buxhetor që do të votojmë sot do jetë 3 miliardë. Tani që ligji do zbatohet sigurisht nëse do të kemi nevojë për para të jesh i bindur që fondi prej 50 miliardë për ish pronarët kjo qeveri e ka qesen hapur. Për ish të përndjekurit politikë, me këtë shtresë jeni tallur.
Top Channel