Milicitë të mbështetura nga Irani hynë përmes Irakut në Siri gjatë natës dhe po shkonin drejt Veriut për të ndihmuar forcat e ushtrisë siriane që po luftonin me kryengritësit, thanë dy burime nga ushtria siriane për Reuters.
“Këto janë përforcime të reja që po dërgohen për të ndihmuar shokët tanë në vijën e frontit në veri,” tha një burim i lartë i ushtrisë për agjencinë e lajmeve.
Mediat pro-Assad në Siri, duke cituar ministrin e Shëndetësisë Dr. Ahmed Damiriyeh, raportojnë se ambulancat dhe shërbimet e urgjencës në Alepo kanë rifilluar punën pas dy ditësh ndërprerjeje për shkak të sulmeve. Këto pretendime nuk janë verifikuar nga burime të pavarura.
Gjatë natës, agjencia kombëtare e lajmeve të Sirisë raportoi se rrjeti telefonik në Alepo, i cili ka rënë nën kontrollin e forcave kryengritëse, “ka pësuar dëmtime të mëdha dhe disa shkëmbime kanë dalë jashtë shërbimit.”
Top Channel