Përmes një ceremonie festive, në praninë e mijëra qytetarëve, Shkodra ndezi dritat që simbolizojnë fillimin e festave të fundvitit.
Nën moton “Shkodra në Festë”, atmosfera e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri përfshiu qytetin duke krijuar një spektakël që emocionoi veçanërisht fëmijët.
Për prindërit, ky është një moment i veçantë për të kaluar momente të bukura me familjet e tyre dhe për të ndarë emocionet e ngrohta te festave.
Pjese e festes u bënë edhe të huajt.
“Po ia kaloj shume mirë sonte. fantastike. Po kaloja këtu dhe pashë shume njerëz në errësirë. Pastaj u ndezën dritat, ishte shume e bukur. Një pune vërtetë e mirë. Kam vizituar shume vende dhe të them të drejtën, nuk kamë parë festime të tilla për Krishtlindje. Ka kaq shume njerëz. Më duket sikur i gjithë qyteti ka ardhur për të festuar”, u shpreh turisti.
Përveç dekorit, programi festiv do të sjellë për një muaj me radhë muzikë live, performanca artistike dhe aktivitete argëtuese për çdo moshë. Shkodra, e veshur me drita dhe plot gjallëri, premton të jetë qendra e gëzimit dhe festës për të gjithë ata që duan të ndiejnë magjinë e festave të fundvitit.
Top Channel