Shteti belg është shpallur fajtor për krime kundër njerëzimit për largimin me forcë të pesë fëmijëve të racës së përzier nga nënat e tyre në kolonitë kongoleze.
Në një vendim të shumëpritur të lëshuar të hënën, gjykata e apelit e Belgjikës tha se pesë gra, të lindura në Kongon belge dhe tani në të 70-tat e tyre, kishin qenë viktima të “rrëmbimit sistematik” nga shteti kur ato u morën me forcë nga nënat e tyre kur ishin të fëmijë dhe u dërguan në institucionet katolike për shkak të origjinës së tyre të përzier.
“Kjo është një fitore dhe një gjykim historik. Është hera e parë në Belgjikë dhe ndoshta në Europë që një gjykatë dënon shtetin kolonial belg për krime kundër njerëzimit”, tha për mediat lokale Michèle Hirsch, një nga avokatet e grave.
Monique Bitu Bingi, e cila u largua nga nëna e saj në moshën tre-vjeçare, tha për Guardian se drejtësia ishte vënë në vend: “Jam e lehtësuar. Gjyqtarët e kanë pranuar se ky ishte një krim kundër njerëzimit”.
Ajo mori lajmin për gjykimin së bashku me katër gra të tjera që e sollën çështjen në zyrën e avokatit të tyre.
Top Channel