Si sot 80 vite më parë lindi Presidenti vizionar i Kosovës, Ibrahim Rugova.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj në një postim në rrjetin social Facebok, ka kujtuar ditën e lindjes së Rugovës, ku shkruan se të gjithë shqiptarët do ta kujtojnë me nderim atë.
Ndër të tjera Begaj shprehet se “koha dëshmoi vlerat e tij si burrë shteti për të cilat kemi nevojë sot e përgjithmonë.”
“Si sot 80 vite më parë Kosova lindi Presidentin e rrallë e vizionar që pa gjithmonë nga Perëndimi për ardhmërinë.
Koha dëshmoi vlerat e tij si burrë shteti për të cilat kemi nevojë sot e përgjithmonë.
Të gjithë shqiptarët do ta kujtojnë gjithmonë me nderim ditëlindjen e Presidentit të Përjetshëm Dr. Ibrahim Rugova!”, shprehet Begaj.
Top Channel