
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali dënoi sulmin e një nate më parë në Zubin Potok, ku mbeti i dëmtuar kanali i Ibër-Lepencit në veri të Kosovës.
Ndërsa i cilëson akte terrotiste, ajo shprehet se frymëzuesit, shkaktarët dhe fajtorët meritojnë ndëshkimin e merituar.
“Aktet terroriste të shkatërrimit të infrastrukturës kritike të furnizimit me ujë në Kanalin e Ibër-Lepencit, nuk dëmtojnë vetëm shërbimet jetike ndaj qytetarëve të Kosovës, por përpjekjet e popullit dhe institucioneve të Kosovës për siguri, zhvillim, mirëqenie, dialog e paqe, dëmtojnë klimën dhe përpjekjet për mirëkuptim dhe bashkëpunim në rajon.
Frymëzuesit, shkaktarët dhe fajtorët e këtyre akteve meritojnë ndëshkimin e merituar.
Jemi pranë institucioneve të Kosovës dhe mbështesim përpjekjet për kthimin e normalitetit, garantimin e qetësisë e sigurisë për qytetarët e Kosovës dhe gjithë rajonin”, shkruan Spiropali.
Top Channel