Hajdut “me terezi”! Arrestohet skifteri që futej nëpër shtëpi, hante, lahej… dhe vidhte

29/11/2024 13:42

Autoritetet policore greke kanë vënë në pranga hajdutin i cili prej rreth një muaji hynte në shtëpi, hante, lahej dhe vidhte në Almyri Corinthia në Lutraki.

Paraditen e së premtes u bë arrestimi i hajdutit, i cili kishte hyrë në qindra shtëpi pushimi dhe banesa të në Lutraki së fundmi, duke shkaktuar shqetësim dhe panik te banorët.

Në orët e para të së shtunës, burri i moshës rreth 35-40 vjeç është pikasur nga policia dhe pasi e kanë vënë në ndjeke, e kanë arrestuar teksa fshihej në një kotec pulash.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA