27/11 07:34
Nxënës të disa shkollave në Lezhe u bënë bashkë në një aktivitet sensibilizues kundër dhunës dhe përdorimit të armëve.
Nxënës dhe përfaqësues të institucioneve u bashkuan për të dërguar mesazhe kundër dhunës dhe përdorimit të armëve përmes muzikës, dramave dhe performancave artistike.
Nxënësit pjesëmarrës apeluan që bashkëmoshatarët e tyre të fokusohen te arsimi dhe larg dhunës, duke theksuar se “e ardhmja ndërtohet përmes dijes dhe jo armëve.”
Ky aktivitet erdhi vetëm disa ditë pas ngjarjes tragjike në shkollën “Fan Noli” në Tiranë, ku një nxënës humbi jetën si pasojë e përdorimit të armëve. Kjo situatë tronditëse ka rritur edhe më shumë nevojën për ndërhyrje dhe sensibilizim në shkolla dhe komunitete.
Top Channel