Ryanair, linja ajrore nr.1 e Evropës, lançoi programin e saj të dimrit 2024 për Tiranën, duke shtuar trafikun ajror me +25% (kundrejt dimrit ’23) në 22 linja, duke përfshirë 6 linja të reja për në Bari, Bristol, Budapest, Lamezia, Napoli dhe Vjena.
Në vetëm 12 muaj, Ryanair është bërë linja ajrore me rritjen më të shpejtë në Shqipëri, duke procesuar 3 milionë pasagjerë – duke rritur turizmin brenda vendit me tarifat më të ulëta.
Në një prononcim për Top Channel Drejtori Komercial i Ryanair, Jason McGuinness tha: Si linja ajrore e vetme me tarifa të ulëta në Shqipëri, Ryanair do të rrisë trafikun këtë dimër me +25%, duke transportuar 3 milionë pasagjerë këtë vit në 22 linjat e Tiranës. Ndërsa Ryanair është e angazhuar të ofrojë tarifa të ulëta me Shqipërinë, çelësi për zhbllokimin e trafikut dhe rritjes së përshpejtuar të turizmit është kostoja më e ulët e aksesit, siç u tregua së fundmi në Suedi ku Ryanair shtoi 2 avionë në bazë për verën e 2025, në përgjigje të vendimit të qeverisë suedeze për të hequr taksat e aviacionit nga 1 janari 2025.
Ekziston një mundësi për Tiranën që të sigurojë rritje të përshpejtuar të trafikut të Ryanair gjatë 5 viteve të ardhshme – duke përfshirë deri në 15 avionë të bazuar në Tiranë (investim 1.5 miliardë dollarë), kjo do të sjellë 5 milionë pasagjerë në ditë dhe 50 destinacione – duke reduktuar gjithashtu edhe kostot të cilat do të reflektohen në tarifat e biletave.
Ne mezi presim të punojmë me partnerët tanë shqiptarë për të ofruar rritje të përshpejtuar të trafikut dhe turizmit gjatë viteve të ardhshme”.
“Ardhja e Ryanair tetorin e kaluar ka sfiduar TIA-n në shtyrjen e aktivitetit operacional edhe më tej. Si rezultat, ne tani mund të ofrojmë operacione të thjeshta dhe më efikase për të gjithë partnerët tanë të linjave ajrore. Por më e rëndësishmja, rritja e konkurrencës ka rezultuar në ofertën më të mirë dhe rrjetin e zgjeruar të rrugëve që kanë ndihmuar TIAn të arrijë rezultate të pabesueshme tw trafikut ajror. Mezi presim të vazhdojmë të punojmë me Ryanair për shumë vite në vijim”, tha Piervittorio Farabbi, Drejtor Operacional dhe Administrator i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.
Për të festuar përvjetorin e saj të parë në Shqipëri dhe 6 linjat e reja (22 gjithsej), Ryanair ka lajmëruar një ulje 3-ditore, me çmime që fillojnë nga vetëm 19,99 €, e disponueshme ekskluzivisht në ryanair.com.
Top Channel