Metroja e re në Greqi vë në shfaqje zbulimet arkeologjike të gjetura gjatë punimeve (fotot)

27/11/2024 17:41

Një linjë e re metroje nëntokësore në veri të Greqisë ka nxjerrë në shfaqje për pasagjerët mijëra objekte të lashta të gjetura gjatë gërmimeve, të cilat tashmë janë bërë pjesë e dizajnit unit të stacioneve.

Projekti për ndërtimin e metrosë e Selanikut kishte nisur prej vitit 2003 dhe gërmimet për linjën 9.6 km të gjatë kanë nxjerrë në dritë zbulime të rëndësishme arkeologjike.

Ndërtimi i stacionit Agias Sofias në qendër të Selanikut solli gjetje të epokës romake e greke të lashtë, mozaikë vendvarrime dhe sisteme të lashtë ujësjellësash e kanalizimesh.

Tashmë shumica e zbulimeve të gërmimeve do të përshihen në dizajnin dekorues të stacioneve ose janë vënë në shfaqje në 13 ndalesat nëntokësore të linjës.

“Projekti është një përzierje e antikes me modern, duke integruar trashëgiminë arkeologjike në infrastrukturë”, tha ministri transporteve Christos Staikouras, për gazetarët, sipas The Associated Press.

Zbulimet e thesareve të lashta e kanë bërë projektin më të kushtueshëm dhe shpesh kanë sjellë vonesa e ndalime të punimeve për ruajtën e objekteve.

“Projekti ka pësuar shtyrje të konsiderueshme prej rreth 300,000 gjetjeve arkeologjike, shumë prej të cilave janë shfaqur tashmë në stacionet e linjës kryesore,” tha Staikouras.

Metroja e re raportohet se përfshin trena pa shoferë dhe ka kushtuar mbi 3 miliardë dollarë.

Greqia ka gjithashtu Muzeumin Arkeologjik të Athinës që konsiderohet një nga më të rëndësishmit në botë, shkruan rrjeti FoxNews.

FOTO GALERI
2/4
Ndërtimi i stacionit Agias Sofias në qendër të Selanikut solli gjetje të epokës romake e greke të lashtë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA