Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thonë se kanë qëlluar në automjete brenda territorit libanez vetëm disa orë pas miratimit të armëpushimit.
“Forcat e IDF identifikuan disa automjete në territorin libanez me të dyshuar në një zonë të kufizuar lëvizjeje. Forcat qëlluan për të parandaluar afrimin e tyre në zonë dhe të dyshuarit u tërhoqën”, thuhet në deklaratën e ministrisë izraelite të Mbrojtjes.
Nuk është e qartë se kush ishin në automjete, por ka pasur raportime të përhapura të njerëzve që përpiqen të kthehen në shtëpitë e tyre në jug të vendit.
Megjithatë, IDF ka paralajmëruar se duhet të presin derisa forcat izraelite të tërhiqen nga zona të caktuara.
Tërheqja e plotë e forcave izraelite mund të zgjasë deri në 60 ditë, siç parashikohet në aktmarrëveshje.
“IDF do të veprojë kundër kujtdo që tenton të shkelë marrëveshjen e armëpushimit dhe nuk do të lejojë asnjë dëm për sigurinë e banorëve izraelitë”, thuhet më tej në deklaratë.
Top Channel