
21/02 10:06
11 persona janë plagosur nga sulmet ruse në rajonin Kherson, të Ukrainës.
Pjesë të rajonit u shënjestruan nga artileria, mortajat, sistemet e raketave të shumta lëshuese dhe dronët rusë.
Ndërkohë sistemet ruse të mbrojtjes ajrore rrëzuan 22 dronë të nisur nga Ukraina gjatë natës, ka pohuar ministria ruse e mbrojtjes.
Sipas ministrisë, 10 dronë u kapën mbi rajonin jugor të Rostovit, ndërsa pjesa tjetër u shkatërruan mbi rajonet Belgorod, Voronezh, Kursk, Bryansk dhe Smolensk.
Ushtria e Ukrainës, ndërkohë, tha se forcat e Moskës lëshuan 89 dronë në territorin e saj mbrëmë – 36 prej të cilëve u rrëzuan.
Top Channel