“Kusht i anëtarësimit, të plotësojmë kriteret për pronën”, Rama te “Anikorrupsioni”: Kemi me vete bekimin e…

27/11/2024 13:57

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për çështjet dhe sfidat e lidhura me Pronën, në kuadrin e negociatave të anëtarësimit në BE.

Rama: Në çdo hap të rrugës ka sfida të reja, çdo hap kërkon kohën e vet. Për pronën, është shumë e qartë që nëse kthejmë kohën mbrapa drejtorja e kadastrës dha një informacion lidhur me volumin e legalizimeve të kryera që në krijimin e institucionin e legalizimeve pas daljes së ligjit mbi legalizimet. Jo që është bërë është shumë voluminoze dhe përmirësimi është shumë i ndjeshëm, por i pamjaftueshëm.

Pikëmbërrija jonë është BE, volumi i punës është më i madh dhe i panegociueshëm. Janë detyra shtëpie që duhet t’i bësh.

Mund të realizojmë të gjitha kriteret që lidhen me pronën, sepse kemi me vete bekimin e kohës falë tekonologjisë. Nëse nuk do kishim këtë bekim, do merrte më tepër kohë.

Ky komision dhe çfarë do të dalë do të jetë një kontribut i pazëvendësueshëm në anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Kjo e bën kontributin e ekspertëve, historik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA