26/11 22:28
Presidenti izraelit Isaac Herzog tha se marrëveshja e armëpushimit të Libanit duhet të garantojë sigurinë e banorëve në Izraelin verior.
“Marrëveshja në zhvillim do të duhet të përmbushë vetëm një provë, garantimin e sigurisë së plotë për të gjithë banorët e veriut,” shprehet Herzog.
Më tej ai u shpreh se “Ne si komb jemi të vendosur të sigurojmë sigurinë e të gjithë banorëve të Izraelit në veri dhe jug dhe kudo dhe të punojmë për rehabilitimin e plotë të komuniteteve dhe vendbanimeve që u prekën”.
Presidenti izraelit tha se ndërsa armëpushimi është korrekt dhe i rëndësishëm, Izraeli do të mbronte qytetarët e tij në çdo mënyrë.
Top Channel