Presidenti amerikan Joe Biden komentoi marrëveshjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Libanit.
“Izraeli nuk e nisi këtë luftë, as populli libanez. Që nga fillimi i luftës me Hezbollahun, mbi 70,000 izraelitë janë detyruar të jetojnë si refugjatë në vendet e tyre dhe mbi 300,000 libanezë janë detyruar gjithashtu të jetojnë si refugjatë në vendin e tyre,” tha demokrati.
Biden thotë se është arritur një marrëveshje sot, e cila do të hyjë në fuqi në orën 4 të mëngjesit të nesërm me orën lokale.
“Luftërat përtej kufirit Izrael-Liban do të marrin fund. Ky është krijuar për të qenë një ndërprerje e përhershme e armiqësive. Ajo që ka mbetur nga Hezbollahu dhe organizata të tjera terroriste nuk do të lejohet të kërcënojë përsëri sigurinë.”, përfundoi Biden.
Ndër të tjera Biden deklaron se gjatë 60 ditëve të ardhshme, Izraeli gradualisht do të tërheqë forcat e mbetura.
Civilët nga të dyja palët së shpejti do të jenë në gjendje të kthehen të sigurt në komunitetet e tyre dhe të fillojnë të rindërtojnë jetën e tyre.
Ai shton se nëse Hezbollahu thyen marrëveshjen, Izraeli ka të drejtën e vetëmbrojtjes në përputhje me ligjin ndërkombëtar.
Top Channel