“Kush jep bukurshkrim, duhet të marrë tre rroga”/ Rama diskutime në shkollën “Sami Frashëri”: Gjuha shqipe po masakrohet

26/11/2024 14:41

Gjatë takimit të zhvilluar me prindërit e nxënësve në shkollën “Sami Frashëri”, kryeministri Edi Rama ngriti shqetësimin edhe për përdorimin e Gjuhës Shqipe.

“Si dashnor i paepur i Gjuhës Shqipe”-tha Rama, “jam i besimit se po masakrohet”.

Rama tha ndër të tjera se mësuesi/ja që jep bukurshkrim duhet të marrë tre paga.

“Jam një dashnor i paepur i gjuhës shqipe dhe jam i besimit se gjuha shqipe po masakrohet. E tha një tjetër këtu që të ulësh të shkruajnë, kush jep bukurshkrim sot duhet të ketë një pagë si gjithë mësuesit dhe një pagë të dytë për vështirësi dhe një pagë të tretë për të marrë psikolog vetë.”-tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA