“Furtuna e rrjeteve sociale, e vështirë të përballohet”, Rama: Ka hyrë në mes autoriteti i telefonit, s’mund të vendosim filtra

26/11/2024 14:18

Kryeministri Edi Rama në shkollën “Sami Frashëri” nga ku do të nisin konsultimet publik me prindërit në të gjithë vendin për kufizimin apo ndalimin e platformave Tik-Tok apo dhe Snapchat.

Rama: Thënë të gjitha këto sigurisht që ideja për të ndaluar TikTokun dhe/ose SnapChat si dy platforma që janë problematike, të gjitha platformat janë problematike në fakt, por këto dyja janë problematike për arsye specifike, është një ide që ne e kemi diskutuar gjatë prej kohësh, jo sot dhe që me këtë rast menduam që ta shtrojmë për një diskutim më të gjerë sepse nuk është kaq bardhë e zi, nuk është zgjidhja e problemeve, por është një element që mund të na sjellë në një ngushtim të rëndësishëm të hapësirës që e stimulon, që e frymëzon, që e nxit dhunën, bullizmin dhe budallallëkun në përgjithësi.

Deri para ca kohësh nuk kishin asnjë siguri, as përputhje se çarë mësuesi kishte studiuar as çfarë jepte atje. Jetojmë në në botë që ka hyrë në mes një autoritet tjetër, ai i (tregon telefonin), që prish sa herë klikon fëmija këtu.

Sa herë klikon pa orientim dhe kontroll prish çdo gjë që ndërtohet nga prindërit dhe studiuesit. Ta bën shumë të lehtë që të bësh të kundërtën. Jemi nga vendet më të sigurt a për normat e lëvizje së lirisë, qarkullimit, etj, por është vendi për t’u shqetësuar për këtë pjesë që vendet e tjera po përpiqen të adresojnë.

Bëjmë përpjekje për të vendosur filtra, por duhet të ndash moshat, ku duhet të vesh si kusht identifikimin. Këtu fillon dhe bie ndesh perandorisë së anonimatetit si dhe teoritë e tjera. Filtrat janë larg zgjidhjes për të vënë një tavan. Australia e ka çuar një hap më lart, që të gjitha rrjetet, por nuk e kanë zgjidhjen si bëhet.

Kina është vendi që ka TikTokun, po ta hapësh atje do ishte një kryevepër sikur ta kishin të gjithë fëmijët e kësaj bote.

Është shumë e vështir të përballohet furtuna e rrjeteve sociale. Është e sigurt që nuk ka vend për ankth dhe panik sepse nuk jemi në kushtet që mund të jetë të tjerë në vende më të zhvilluar. Isha në Londër dhe diskutohej kjo gjë mes shqiptarëve.

Këshilla e prindërve duhet të marrë një peshë dhe një rëndësi tjetër.

Nëse prindi ndjek rregullat e përcaktuar është bërë gjysma e punës, nëse i ndjek nxënësi është bërë gjysma tjetër e punës. Është garantuar masa e madhe e gjërave.

Sot ka mënyra e mënyra për të trajtuar rastin, si një spektakël dhune që vazhdon edhe nga ata që mundohen të informojnë opinionin. Më të mirin e klasës nuk e do njeri, kjo dihet. Nuk adhurohet nga masa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA