
23/02 09:45
Të paktën 15 palestinezë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga një sulm ajror izraelit në një shkolle në Gaza.
Ngjarja ka ndodhur në periferi të Gazës, Zeitun, ndërsa mësohet se atje strehoheshin palestinezët e zhvendosur. Në një sulm izraelit më vonë në të njëjtën zonë, shtatë persona u vranë, thanë ekipet e shpëtimit.
Deri më tani, Izraeli nuk ka komentuar, apo të marrë përsipër sulmin tragjik.
Që nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës në tetor 2023, më shumë se 44,200 palestinezë kanë humbur jetën për shkak të operacioneve ushtarake izraelite, sipas një raporti nga ministria e shëndetësisë në enklavën palestineze të kontrolluar nga Hamasi.
Top Channel