28/12 09:51
Kryeministri Edi Rama u shpreh këtë të martë se pas javës së dytë të dhjetorit do të nisë shpërndarja e bonusit për pensionistët.
Rama tha se të gjithë pensionistët që kanë pension deri në 20 mijë lekë, do të përfitojnë 150 euro bonus, ndërsa ata që kanë një pension mbi 20 mijë lekë, do të marrin 100 euro bonus.
“Paratë do të fillojnë të disbursohen duke filluar nga java e dytë e dhjetorit”, deklaroi Rama.
Top Channel